Grupet parlamentare/ Pas Ilir Metës, kreu i PD Sali Berisha pritet të “qerasë” me deputetë edhe Fatmir Mediun

Grupet parlamentare/ Pas Ilir Metës, kreu i PD Sali Berisha pritet të “qerasë” me deputetë edhe Fatmir Mediun

Pak ditë pasi Tedi Blushi konfirmoi krijimin e grupit parlamentar te Partisë së Lirisë me deputetë të dhēnë nga PD, kryerepublikani Fatmir Mediu deklaron se janë në bisedime me Partinë Demokratike për të krijuar edhe grupe te tjera opozitare. Jo vetëm Ilir Meta, edhe aleatët historik të Partisë Demokratike presin që Sali Berisha tu bëjë nderin e fundit dhe ti “qerasë” me deputetë demokratē për tē patur grup parlamentarë dhe si rrjedhojē edhe më shumë financime dhe benefite në Kuvendin e ardhshëm. Në prag të legjislaturës së re, Fatmir Mediu konfirmoi bisedimet me Partinë Demokratike qe mban hapur merkaton e transferimit te deputeteve brenda kampit opozitar. Për kryerepublikanin konfigurimi i opozitës në Parlament bëhet jo vetëm për qëllim te përfitimit te benefiteve që gëzojnë grupet...