Rama: Nga nëndetësja e Luftës së Ftohtë, në një skenë arti dhe muzike në Pashaliman

Rama: Nga nëndetësja e Luftës së Ftohtë, në një skenë arti dhe muzike në Pashaliman

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje dhe emocione nga një aktivitet artistik të zhvilluar në Pashaliman, ku meloditë e grupit “Ritfolk” u rikthyen në një atmosferë unike, falë interpretimit të vajzave dhe djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura. “Nga Nëndetësja 105, dikur simbol i Luftës së Ftohtë dhe Realizmit Socialist, sot një platformë e një projekti tërheqës, falë talentit të vajzave e djemve të Orkestrës së Forcave të Armatosura, që risjellin meloditë e ‘Ritfolk’ në brigjet e Pashalimanit,”  shkroi Rama në postimin e tij. Eventi, i organizuar në një prej hapësirave më ikonike të historisë ushtarake shqiptare, synon të kthejë Pashalimanin në një qendër të aktiviteteve artistike dhe kulturore, duke kombinuar historinë me artin bashkëkohor.