Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mesazh ngushëllimi nga Vjosa Osmani për Artur Zhejin: Humbje për jetën intelektuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë. Në mesazhin e saj, Osmani e cilëson Zhejin si një figurë të pazëvendësueshme të jetës publike, mediatike dhe intelektuale në Shqipëri, duke e përshkruar si “një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare”. Presidentja e Kosovës theksoi gjithashtu kontributin e Zhejit në dokumentimin e ngjarjeve tragjike dhe dhimbjeve të shkaktuara nga regjimi gjenocidal serb në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në sensibilizimin e opinionit publik mbi plagët e popullit kosovar. Mesazhi i presidentes Vjosa Osmani: “Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e ndarjes nga jeta...