Seanca vendimtare për Lapajn, Kolegji vendos të hënën për fatin e mandatit

Seanca vendimtare për Lapajn, Kolegji vendos të hënën për fatin e mandatit

Seanca vendimtare për fatin e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvillohet të hënën në orën 10:00 në Kolegjin Zgjedhor. Kreu i subjektit politik Adriatik Lapaj ka depozituar më 4 gusht një ankim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, duke kontestuar vendimet e KQZ dhe KAS që e lënë jashtë Kuvendit. Lapaj  kërkon të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale për qarkun e Tiranës dhe mosnjohjen si të vlefshme dorëheqjet e 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni dhe Kleana Xhuveli. Më 23 korrik, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që mandati i vetëm i fituar nga Nisma “Shqipëria Bëhet” t’i jepet Kleana Xhuvelit e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit. Por më 30 korrik, KAS rrëzoi këtë vendim dhe...