Banorët në rrugë, për rrugën, Vlorë, protestuesit kërkojnë rikonstruksionin e aksit: 35 vite, asnjë investim

Banorët në rrugë, për rrugën, Vlorë, protestuesit kërkojnë rikonstruksionin e aksit: 35 vite, asnjë investim

Kjo e dielë nuk ishte një ditë pushimi për banorët e disa fshatrave pranë Lumit të Vlorës. Dita nisi me protestë, duke bllokuar rrugën kryesore për afro 30 minuta. Rreth 150 banorë nga krahina e Smokthinës dhe Kurveleshit kërkojnë njëzëri rikonstruksionin e rrugës, që sipas tyre ka 35 vite që është lënë në harresë. Banorët i bënë thirrje kryeministrit dhe deputetëve të qarkut që të mos vijnë në zonë vetëm në kohë fushatash. Rruga që banorët kërkojnë të investohet prek fshatrat Verbas, Matogjin, Bashaj, Vernik, Ramicë dhe Velçë. Banorët thonë se investimi në këtë rrugë do të sillte zhvillim për zonën, duke i kthyer këto fshatra në mundësi ekonomike dhe atraksion turistik. Protesta u zhvillua paqësisht dhe pa incidente. /vizionplus.tv