Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kosovë, dështim serial i Kuvendit, tre kandidatë të “Vetëvendosjes” nuk sigurojnë dot shumicën e votave
Në vazhdimin e seancës konstituive paraditen e kësaj të diele, kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetarë Kuvendi, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha, nuk arritën të sigurojnë votat për t’u zgjedhur në këtë post. Partia e parë propozoi sërish deputetin Hekuran Murati, por për herë të dytë brenda javës, ai nuk arriti të merrte 61 votat e nevojshme. E pas dështimit të kandidaturës së tij, Vetëvendosje tentoi duke futur në garë Arbërie Nagavcin, e pas saj edhe deputetin Dimal Basha. Pas seancës, kandidatët bënë përgjegjëse opozitën për dështimet e njëpasnjëshme. “Iu hoq peta lakrorit dhe u dëshmua që për më shumë se katër muaj tash kjo opozitë po e mban Kuvendin të bllokuar”, tha Hekuran Murati, Deputet i VV-së. Kryetari i Partisë...