Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Lufta për liri vazhdon”, Zelensky në Ditën e Pavarësisë: Ukraina nuk ka fituar ende, por sigurisht nuk ka humbur!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua se vendi i tij do të vazhdojë luftën për liri dhe pavarësi, ndërsa qytetarët ukrainas shënuan përvjetorin e shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik, më 24 gusht. Në një mesazh drejtuar kombit, Zelensky tha se Ukraina do të luftojë derisa të arrihet një “paqe e drejtë”, ku siç theksoi, “e ardhmja jonë do të vendoset vetëm nga ne”. “Ukraina nuk ka fituar ende, por sigurisht që nuk ka humbur,” shtoi ai. Deklaratat e Presidentit ukrainas vijnë në një kohë kur Moska akuzon Kievin për sulme me dron ndaj infrastrukturës energjetike, përfshirë një incident të regjistruar në centralin bërthamor të Kurskut, në perëndim të Rusisë. Zjarri që shpërtheu në një transformator u vu nën kontroll pa shkaktuar lëndime, ndërsa autoritetet konfirmuan...