Norvegjia do të furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore me vlerë 590 milionë euro

Norvegjia do të furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore me vlerë 590 milionë euro

Qeveria norvegjeze njoftoi sot se do t'i ofrojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore me vlerë gati 590 milionë euro. Kryeministri norvegjez Jonas Gaard Store u shpreh se së bashku me Gjermaninë, Norvegjia po sigurohet që Ukraina të marrë sisteme të fuqishme kundërajrore. Ai theksoi se Gjermania dhe Norvegjia po punojnë shumë ngushtë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur vendin dhe për të mbrojtur popullsinë civile nga sulmet ajrore ruse. Të dy vendet po financojnë dy sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, përfshirë raketa. Përveç kësaj, Norvegjia do të kontribuojë në blerjen nga Ukraina të një radari të mbrojtjes ajrore nga kompania gjermane Hensold dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore nga kompania Kongsberg.