Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dashuria ju zbukuron! Apo jo?
Në vazhdim ObserveKult ju sjell një pjesë të shkëputur nga vepra e tij “Elozhi i dashurisë ose simpoziumi”: “Atëhere, ç’është Dashuria? Një qenie e vdekshme?”“Jo aspak.”“Atëherë çfarë?”“Si në rastin e mësipërm, diçka midis të vdekshmes dhe të pavdekshmes.”“Po ç’është një gjë e tillë, o Diotimë?”“Një demon i fuqishëm, o Sokrat, i cili, si gjithë demonët, qëndron midis hyjnores dhe njerëzores.”“E cila është detyra e saj?” – pyeti.“Ajo e interpretimit dhe e dërgimit tek perenditë e lutjeve dhe flijimeve njerëzore dhe tek njerëzit e urdhërimeve dhe mirënjohjeve të perendive për sakrificat e bëra. Në rolin e saj prej ndërmjetësi ajo mbush boshllëkun e jashtëzakonshëm midis njërës dhe tjetrës palë, kështuqë universi në vetvete del i lidhur. Nga kjo e ka zanafillën e vet arti i hyjnizimit,...