Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thirrje për paqe, Papa Leoni XIV letër Zelenskyt: Lutem për popullin ukrainas! Le të heshtin armët dhe t’i hapim rrugë dialogut
Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku i shkruan se lutet për popullin që po vuan për shkak të luftës dhe për ata që kanë humbur të afërmit. “Me një zemër të plagosur nga dhuna që shkatërron tokën tuaj, ju drejtohem në këtë ditë të festës suaj kombëtare. Dua t’ju siguroj për lutjet e mia për popullin e Ukrainës që po vuan për shkak të luftës – veçanërisht për të gjithë ata që janë plagosur fizikisht, për ata që vajtojnë humbjen e një të dashuri dhe për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Papa. Më pas apelon për t’i hapur rrugë dialogut dhe rrugës së paqes. “Vetë Zoti i ngushëlloftë ata;...