Çështja “Lapaj” në Kolegj Zgjedhor, kreu i “Shqipëria Bëhet” këkon që mandati “i artë” t’i jepet Kleana Xhuvelit

Çështja “Lapaj” në Kolegj Zgjedhor, kreu i “Shqipëria Bëhet” këkon që mandati “i artë” t’i jepet Kleana Xhuvelit

Paraditen e së hënës, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm që koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” fitoi më 11 maj, duke i dhënë fund betejës ligjore të forcave politike për zgjedhjet parlamentare. Dhe vetëm pas vendimit të gjyqtarëve të Kolegjit, Komisioni Rregullator mund të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, tre muaj e gjysmë pasi shqiptarët shprehën vullnetin me votë. Në këtë betejë të fundit për zgjedhjet parlamentare, Adriatik Lapaj ka ndryshuar padinë në Kolegjin Zgjedhor; dhe nuk kërkon më që të bëhet ai deputet, por të lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit, e deputete të bëhet Kleana Xhuveli, e renditur e katërta në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës. Në betejën politike brenda koalicionit, mes Adriatik Lapajt...