Gjenden dhe asgjësohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht tre kryetarë fshatrash

Gjenden dhe asgjësohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht tre kryetarë fshatrash

Janë gjetur dhe asgjësuar rreth 2000 bimë kanabis në qarkun e Shkodrës. Për pasojë janë proceduar penalisht tre kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre. Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 186 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shpor, shtetasin M. C., për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjt, shtetasin R. M., dhe për kryetarin e fshatit Vilez, shtetasin F. L. Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1801 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna...