Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Qytetet më të gjelbëruara në botë, sipas banorëve
Edhe qytetarët që e duan jetën urbane, kanë nevojë herë pas here për një shkëputje nga betoni dhe rrëmuja. Por nuk është e thënë që për ta bërë këtë të largoheni nga qyteti.Disa prej metropoleve botërore janë ndërtuar përreth natyrës mahnitëse, qofshin plazhe, parqe natyrore apo peizazhe malore, ndërsa të tjera kanë ndërmarrë nisma ambicioze për të gjelbëruar rrugët me hapësira publike e parqe të reja.E vërteta është se natyra është e mirë për shëndetin tonë. Shumë studime kanë vërtetuar se qëndrimi në ambiente të gjelbra ul stresin, përmirëson shëndetin mendor dhe na inkurajon të jemi më aktivë fizikisht. Madje, disa kërkime kanë treguar se koha në natyrë mund të zgjasë jetën. Hapësirat e gjelbra kontribuojnë edhe për klimën urbane: përmirësojnë cilësinë e ajrit, freskojnë...