Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Osmani mesazh ngushëllimi familjes së Artur Zhejit: La një boshllëk të madh në jetën intelektuale!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë. Në mesazh, Osmani thekson se Zheji la pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, duke e cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare. Osmani përmend gjithashtu edhe kontributin e Zhejit në dokumentimin dhe shkrimin për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë. “Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. Ai u shua papritur, duke lënë pas një boshllëk të madh në...