Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim me pushtetin
Nuk ka asnjë emergjencë që justifikon dërgimin e Gardës Kombëtare në Illinois dhe presidenti amerikan po “përpiqet të krijojë një krizë të rreme”, tha JB Pritzker në një deklaratë, citon BBC Trump ka vendosur tashmë rreth 2 mijë trupa në Uashington DC, ku qeverisja lokale është gjithashtu në duart e demokratëve, si pjesë e një fushate që ai e portretizon si një goditje ndaj krimit në qytetet amerikane. Të premten, Trump tha se do ta zbatonte këtë politikë edhe në Çikago dhe Nju Jork, dy qytete të tjera të mëdha të kontrolluara nga demokratët. Kryetari i Bashkisë së Çikagos, Brandon Johnson, u përgjigj ndaj komenteve të presidentit Trump, duke thënë në një deklaratë se ai nuk kishte marrë asnjë informacion për një dislokim të mundshëm të...