Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Banorët e Çërravës në protestë: Bashkia po na merr tokat e trashëguara për panele diellore
Banorët e fshatit Çërravë në Pogradec kanë dalë sot në një protestë të ashpër duke kundërshtuar një projekt për vendosjen e paneleve diellore në kullotat dhe tokat bujqësore të zonës. Ata thonë se kjo është pasuria e tyre e vetme dhe jetesa e fshatit mbështetet krejtësisht te bujqësia dhe blegtoria. Të shqetësuar, banorët ngrenë alarmin se vendosja e paneleve diellore do t’i privojë ata nga kullotat dhe tokat bujqësore që i kanë në përdorim e në pronësi, një pjesë të mbjella me kulturat e tyre. Ata thonë se nëse projekti zbatohet, fshati do të mbetet pa mundësi jetese. “Kam 20 vite që merrem me mbarështimin e deleve dhe me ketë mënyrë kemi mbajtur familjen. Sot na kanë dalë probleme të tjera dhe duan të na...