“Po tejkalon kompetencat!”/ Trump zbarkon me trupat ushtarake në Çikago

“Po tejkalon kompetencat!”/ Trump zbarkon me trupat ushtarake në Çikago

Pentagoni planifikon të dërgojë Gardën Kombëtare në Çikago që në shtator. Presidenti Trump synon ta përdorë këtë forcë për të luftuar krimin, siç ka bërë në Uashington D.C. Megjithatë, guvernatori dhe kryetari i bashkisë e akuzojnë atë për “tejkalim autoritar”. Sipas një raporti në Washington Post, Pentagoni planifikon të vendosë Gardën Kombëtare në Çikago që në shtator për të luftuar krimin. Plani përfshin disa opsione, duke përfshirë vendosjen e disa mijëra anëtarëve të njësisë Rezervë të Ushtrisë Amerikane në qytetin e tretë më të madh të SHBA-së në shtetin e Illinois, raportoi gazeta, duke cituar zyrtarë të njohur me çështjen. Departamenti i Mbrojtjes tha se nuk donte të spekulonte rreth operacioneve të ardhshme. Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, dhe kryetari i bashkisë së Çikagos, Brandon...