Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Koha për t’i dhënë fund vrasjeve”/ Trump uron Pavarësinë e Ukrainës, zbardhet letra për Zelenskyn
Në 34-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump i dërgoi një mesazh urimi popullit dhe qeverisë së Ukrainës, duke shprehur dëshirën e tij për t’i dhënë fund luftës kundër Rusisë, të cilën e quan një “masakër të pakuptimtë”.Në një letër të ndarë në mediat sociale nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump vlerësoi “shpirtin e palëkundur” të popullit ukrainas dhe “luftën e tyre për liri”, duke riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e vendit.Ndërkohë, Zelensky e ka falenderuar për faktin se SHBA po qëndron krah më krah me Ukrainën, duke shtuar se beson se ‘duke punuar së bashku mund t’i japim fund kësaj lufte dhe të arrijmë paqe të vërtetë”.Letra e plotë: I nderuar z. President, Në emër të popullit amerikan, ju...