Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Presidentja Osmani në Forumin Alpbach: Kosova, zë i fuqishëm për paqe dhe vlera demokratike në Evropë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Evropian të Alpbach-ut në Austri, ku është takuar me të rinj e të reja nga mbarë Evropa, të cilët konsiderohen si udhëheqësit e ardhshëm të kontinentit. Në këtë bashkëbisedim frymëzues, Presidentja Osmani foli për rolin aktiv të Kosovës në promovimin e paqes dhe sigurisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit transatlantik. “Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve...