Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mediu në Kiev me grupin e parlamentarëve europianë: Mbështetje Ukrainës në ditën e saj kombëtare
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet në Kiev të Ukrainës, së bashku me 32 deputetë nga vende të ndryshme të Europës si Gjermania, Italia, Suedia, Spanja, Irlanda, Britania, Hungaria, Çekia, Letonia, Estonia e Lituania. Vizita zhvillohet në kuadër të grupit “Friends 4Ukraine”, në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus. Në ditën kombëtare të Ukrainës, Mediu mori pjesë në ceremoninë protokollare të zhvilluar në Sheshin Sofia, ku Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Kryeministri i Kanadasë mbajtën fjalimet e tyre. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe i dërguari special i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Gjeneral Kellog. Mediu ka paralajmëruar një sërë takimesh zyrtare në Kiev, përfshirë atë me Kryetarin e Parlamentit, Ruslan Stefanchuk, krerët e komisioneve parlamentare, Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Mbrojtjes,...