Presidenti i Kolumbisë emëron një transgjinore si ‘zëvendësministre’ për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë

Presidenti i Kolumbisë emëron një transgjinore si ‘zëvendësministre’ për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka emëruar Charlotte Schneider Callejas, një grua transgjinore, si "Zëvendësministre" për Gratë në Ministrinë e Barazisë dhe Drejtësisë. Schneider, lindur në Kubë u diplomua në Fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Havanës dhe është specializuar në "Studime Feministe dhe Gjinore" nga Universiteti Kombëtar i Kolumbisë. Ardhja e Charlotte Schneider në ministrinë e zëvendëskryeministrisë shkaktoi kritika të forta në mediat sociale, ku vihet në dyshim emërimi i një burri për të përfaqësuar gratë, në një ministri që, për më tepër, nuk duhet të ekzistojë, shkruajnë mediat vendase. Ndërkohë, emërimi i Juan Carlos Florián Silva në fillim të gushtit si Ministër i Barazisë shkaktoi një valë reagimesh në mediat sociale dhe në sektorë të ndryshëm politikë, si për shkak të së kaluarës së tij si aktor...