Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tjetër aksident në Fier! Automjeti përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ngjarja është shënuar në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës, ku një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me...