Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndërroi jetë papritur, nesër mbahen homazhe në Universitetin e Arteve të Bukura për gazetarin Artur Zheji
Homazhet për gazetarin e njohur Artur Zheji do të zhvillohen ditën e hënë më 25 gusht nga ora 10.00- 12.00 në Universitetin e Arteve të Bukura. Më pas ai do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës. Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij. Publicisti pësoi atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, por mbërriti atje pa jetë. Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i eruditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami. Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës. Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH...