Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Armët po i vendos në kanaçe”/ Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, organizata trafikonte kokainë nga Paraguai drejt Evropës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar nga Ervis Cela dhe Franc Copja. Sipas gazetares Klodiana Lala, organizata kishte krijuar një rrjet të sofistikuar për trafikimin e armëve dhe drogës. Komunikimet e zbardhura mes anëtarëve të grupit tregojnë metodat e sofistikuara të transportit të armëve: armët me silenciator vendoseshin në kanace, armët më të sofistikuara ruheshin në qese me vakuum, ndërsa disa armë çmontoheshin dhe futeshin në kuti metalike për transport. “Armet me silenciator, po i vendos ne kanace. Armet e sofistikuara vendoseshin ne qese me vakuumArmet cmontoheshin dhe me pas futeshin ne kuti metalike”, thuhet ne pergjimet e SKY ECC. Po ashtu, organizata dyshohet të ketë trafikuar tonë të tëra kokainë nga...