Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë godet Italinë
                            Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në orën 4:30 të mëngjesit, fillimisht në zonat e Ravennës dhe Cervias dhe më pas me forcë në provincën e Riminit, duke shkaktuar përmbytje. Mediat italiane bëjnë të ditur se u rrëzuan pemë dhe rrugët në disa zona u shndërruan në lumenj, duke ndërprerë trafikun. Autoritete kanë nisur mbikëqyrjen për të përcaktuar nëse ka pasur dëme më serioze. Zonat më të prekura ku u raportuan dëmet më të mëdha janë Cesenatico, Gatteo, Bellaria Igea Marina, Rimini deri në Riccione dhe Cattolica. Për shkak të rënies së një peme mbi shina, një tren i bllokuar në linjën Rimini-Ravenna u evakuua dhe pasagjerët u shpëtuan. Në linjën hekurudhore...