‘Patriot i emancipuar’, kryeministri Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

‘Patriot i emancipuar’, kryeministri Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Në mesazhin e tij, Kurti kujtoi bashkëbisedimet me Zhejin, si para ashtu edhe pas kamerave, duke e përshkruar atë si një gazetar të rrallë, që e shihte gazetarinë përtej lajmit të ditës, me një angazhim të thellë intelektual. “Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen,” shkruan Kurti. Ai solli ndër mend edhe rrënjët e familjes së Zhejit, duke theksuar se i ati, Petro Zheji, ishte një intelektual erudit dhe përkthyes i njohur nga Gjirokastra, ndërsa e ëma, Besa Imami, një aktore e shquar nga Gjakova. Kurti nënvizoi se Zheji nuk ishte vetëm reporter lufte,...