Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nuk ka takim të afërt Putin-Zelenski. Trump: Ata janë si vaji dhe uthulla në një pjatë!
Një samit i afërt midis Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski është jorealist për Rusinë. Sipas Moskës kushtet e samitit dypalësh nuk janë përmbushur “Putin është gati të takohet me Zelenski pasi të jetë përgatitur një axhendë për samitin, dhe kjo axhendë është larg të qenit e plotë”, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për rrjetin televiziv amerikan NBC. Lavrov tha tani se çështjet që duhet të zgjidhen para një takimi të tillë përfshijnë lëshimet territoriale dhe heqjen dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake perëndimore, NATO, shkruan radio gjermane DW. Në takimin me krerët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, Trump ishte shprehur, se “do të shohim nëse Putini dhe Zelensky do të punojnë së bashku”. “E dini, është pak...