Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Albin Kurti shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpreh ngushëllimet e tij me një postim mbi Artur Zhejin, gazetarin dhe publicistin e njohur që u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Kurti vlerëson lart kontributin e Zhejit në fushën e gazetarisë, duke e konsideruar atë jo vetëm një reporter të përkushtuar dhe gazetar aktivist, por edhe një intelektual që thellohej në çështjet dhe subjektet që trajtonte. Albin Kurti: “Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji,...