Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar(Emri)
Një 56-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shkëlqim Vokri, banues në Dërmenas, Fier, është arrestuar në Belgjikë. Vokri, që posedonte dokument me shtetësi holandeze, rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për të vuajtur 686 ditët e mbetura të dënimit, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në Holandë. Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes FAST Albania, rrjetit ENFAST dhe homologëve ndërkombëtarë nga FAST Holanda dhe FAST Belgjika, duke siguruar shkëmbim të informacionit në kohë reale. “Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në shtetin e Belgjikës i shtetasit shqiptar Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze. Ky shtetas rezultonte i...