Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë Shkëlqim Vokri
56-vjeçari shqiptar, Shkëlqim Vokri, banues në Dërmenas, Fier, është arrestuar në Belgjikë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit. Vokri, që posedonte dokument me shtetësi holandeze, rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për të vuajtur 686 ditët e mbetura të dënimit, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në Holandë. Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes FAST Albania, rrjetit ENFAST dhe homologëve ndërkombëtarë nga FAST Holanda dhe FAST Belgjika, duke siguruar shkëmbim të informacionit në kohë reale. Njoftimi:Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale nëpërmjet FAST Albania-s, kontribut konkret duke bashkëpunuar me rrjetin ENFAST dhe homologët për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe...