Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U nda nga jeta pas një arresti kardiak, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji
Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00. Gazetari u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej me pushime në Sarandë. Zheji po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant dhe nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të qytetit, por mbërriti atje pa shenja jete. Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reaguan figura të medias, por edhe të politikës. Artur Zheji ishte i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si...