Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin (Emrat)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas, Lushnjë, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas Policisë, shtetasi Resul Gashi, 56 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si Ramadan Menka, është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë. Policia njofton se vijon puna për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.