Pushtimi në Gaza sjell përplasje në qeverinë izraelite, ministri i Financave: Kush nuk largohet nga qyteti do të vdesë ose duhet të dorëzohet

Pushtimi në Gaza sjell përplasje në qeverinë izraelite, ministri i Financave: Kush nuk largohet nga qyteti do të vdesë ose duhet të dorëzohet

Në një takim të kohëve të fundit, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite (IDF), Eyal Zamir, është përplasur ashpër me ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, lidhur me mënyrën e trajtimit të popullsisë civile në Gazë. Zamir ka theksuar se ushtria nuk është e sigurt se sa kohë do të duhej për të evakuuar civilët nga qyteti i Gazës, duke paralajmëruar se situata humanitare është shumë më e ndërlikuar nga sa paraqitet në skenën politike. Por ministri i Financave, Smotrich, ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke kërkuar bllokimin total të Gazës: “Ne kemi urdhëruar një operacion të shpejtë. Sipas mendimit tim, ju mund t’i rrethoni. Ata që nuk evakuohen, mos i lini të largohen. Pa ujë, pa energji elektrike,...