Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump ndalon Ukrainën të përdorë raketat amerikane kundër Rusisë
Sipas një raporti të Wall Street Journal, Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar që nga pranvera e vonë përdorimin nga Ukraina të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi për goditje brenda territorit rus. Ky vendim është pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të nxitur presidentin rus Vladimir Putin të hyjë në bisedime paqeje. Burime pranë Pentagonit kanë bërë të ditur se përdorimi i sistemit raketor Atacms është i ndaluar. Të paktën një herë, Ukraina ka kërkuar leje për t’i përdorur ndaj një objektivi, por kërkesa është refuzuar në bazë të një “mekanizmi rishikimi” të hartuar nga Elbridge Colby, nënsekretar i Pentagonit për politikën. Ky mekanizëm përcakton mënyrën e përdorimit të armëve amerikane me rreze të gjatë ose të dhëna nga aleatët evropianë, që...