Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 gusht 2025
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht me diell, por me zhvillime të lehta gjatë orëve të mesditës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), në orët e para të ditës moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Ndërkohë, nga mesdita deri në pasdite priten alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore të lindjes. Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites, moti rikthehet i kthjellët në të gjithë vendin. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa herë pas here në lugina dhe përgjatë bregdetit pritet të arrijë deri në 12...