Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një pleqëri e vështirë! Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare
Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt. Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë. Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare. Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet....