Republika Sërpska do të mbajë referendum, reagon BE: Vendimi i gjykatës kundër Dodik është përfundimtar

Republika Sërpska do të mbajë referendum, reagon BE: Vendimi i gjykatës kundër Dodik është përfundimtar

Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë ka reaguar pasi Kuvendi i Republikës Srpska miratoi një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e gjykatës dhe KQZ-së kundër Millorad Dodikut, me të cilin iu hoq mandati i presidentit të RS-së. “Vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në çështjen kundër Milorad Dodikut është përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe duhet respektuar. Nënshtrimi i një vendimi gjyqësor në votim publik është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e organeve gjyqësore”, thuhet në reagim. BE theksoi gjithashtu se pret që autoritetet e RS-së të përmbahen nga provokimi i mëtejshëm i krizave dhe destabilizimit, si dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e BiH-së....