Giovanni Sartori: Varfërimi i të kuptuarit

Giovanni Sartori: Varfërimi i të kuptuarit

Nga Giovanni SartoriHomo Sapiens-i. Gjithë dijen dhe përparimin ia detyron të kuptuarit përmes aftësive abstraguese.Dihet që fjalët që ndihin artikulimin e gjuhës njerëzore janë simbole që nxisin dhe ‘’paraqitje’’, pra që na ndërmendin përfytyrime e imazhe gjërash që i kemi parë, por kjo ndodh vetëm me emrat vetjakë dhe me ‘’fjalët konkrete” (shprehem kështu për thjeshtësi parashtrimi), pra me fjalët si shtëpi, krevat, tavolinë, mish, automobil, mace, grua e të tilla të ngjajshme, pra si të themi me ato të fjalorit tonë praktik.   Përkundër tyre, thuajse krejt fjalori ynë njohës e teorik përbëhet nga fjalë abstrakte, që s’kanë ndonjë korrespodent konkret në gjërat e dukshme e, si rrjedhojë, as mund të identifikohen e as të përkthehen në imazhe. Qyteti edhe mund të quhet ‘’i dukshëm’’, por...