Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Eduard Llesh Marashi, njeriu me dy këmbë të prera që sfidoi regjimin komunist
Dhjetë vitet e fundit të jetës së tij ai i kaloi në katin përdhesë, të një pallati pranë stacionit të trenit në Shkodër. Kushtet e asaj dhome, i ngjanin një burgu. Drita hynte sa për të nda ditën nga nata, ajri ishte plot lagështi. Ai kishte pa dhe ma keq. Personazhi i këtij shkrimi është Eduard Llesh Marashi. Në vitet e fundit ai ishte në një gjendje shëndetësore tepër të keqe. Dy këmbë të preme deri nën gjunjë dhe një koleksion sëmundjesh, që i dinte vetëm ai dhe mjekët. Si jetoi vallë ai në atë gjendje?! Shpesh ne shokët e tij të burgut i bënim vizita, me i dhënë kurajo për të mbijetue. Ai ishte kalitë plotësisht në qelitë e burgjeve dhe kampeve. Vazhdimisht e...