Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mes lotësh dhe me foton e saj në duar, fjalët drithëruese të vajzës së 36-vjeçares: Do t’i bëj babait atë që i bëri mamit, do hakmerrem!
Vetëm pak metra larg vendit ku u gjet sot nga policia vrasësi 40-vjeçar i gruas së tij, në apartamentin në rrugën Konstanta në Volos, në të gjithë lagjen u dëgjuan britma nga pikëllimi, dhimbjeje dhe zemërimi. Ishte momenti kur fëmijët e 36-vjeçares së vrarë nga i shoqi, Pandeli Nakoleci, si dhe të afërmit që ishin pranë tyre, u njoftuan se autori i vrasjes brutale nuk kishte më kohë të fshihej. Ai ishte arrestuar. Në apartament ndodheshin tre fëmijët e mitur dhe vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, një nga motrat e viktimës dhe babai i autorit të krimit. Me padurim ata prisnin zhvillimin e hetimeve të policisë, ndërsa në zi për humbjen tragjike të të dashurës së tyre, shprehën frikën se mos përballeshin me vrasësin. Shtëpia e...