Patina përplaset me makinë në Pogradec, një i lënduar

Patina përplaset me makinë në Pogradec, një i lënduar

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri, i cili drejtonte një mini-patinë, ka përplasur një automjet tip BMW, që po futej në kryqëzim nga rruga kryesore. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i patinës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat, ndërsa drejtuesi i automjetit ka deklaruar se ishte patina që e goditi atë. Kohët e fundit, fëmijët dhe të rinjtë që lëvizin me patina në rrugë publike, shpesh pa njohuri mbi rregullat e qarkullimit, janë kthyer në një shqetësim të shtuar, duke shkaktuar raste të përsëritura aksidentesh.