Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella
Ndihmësregjisori i “Emily in Paris” ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella u rrëzua përpara stafit të xhirimeve ndërsa përgatitej për skenat e fundit, duke bërë që xhirimet të ndërpriteshin përkohësisht. Sipas La Repubblica, mjekët mbërritën me urgjencë në hotelin Danieli rreth orës 19:00 të enjten, më 14 gusht, por nuk arritën ta ringjallnin. Gazeta raportoi se vdekja e tij ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një atak kardiak. Borella kishte lindur në Venecia në vitin 1978. Ai ishte një regjisor dhe shkrimtar i njohur, i cili kishte studiuar në Romë, Londër dhe Nju Jork. Në rrjetet sociale, ai shpërndante punimet e tij në fushën e tregimeve dhe dramave. Xhirimet për sezonin e pestë të “Emily in...