Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Nga Kim Mehmeti (Artur Zhejit, në vend të kurorës) Me Arturin u njoftuam në vitin 1992, kur nisi të vijë shpesh në Maqedoni që neve shqiptarëve të këtushëm të na sillte nga pakë mëmëdhe. Dhe që atëherë e deri më sot nuk u ndamë kurrë, as atëherë kur shumëçka na ‘ndante’ si dhe, çdo gjë mbeti pjesë e një miqësie të pakushtëzuar nga asgjë tjetër përpos nga mirëmbajtja e saj e ndërsjellë. Në të vërtet Arturi prej moti është bërë pjesë e zënkave të mia familjare, ngaqë sa herë që djemtë e mi duan ta fitojnë betejën bashkëbiseduese me mua, më thonë: ‘Kotë e kemi të grindemi! Ty më së miri të ka përshkuar Arturi’ Kështu ma rikujtojnë një bisedë të zjarrtë me të përderisa...