Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu
Të dhënat për qytetet kryesore, ku paguan më pak dhe ku më shumë Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme.Një darkë për dy persona në bregdet kushton më shumë se në veri apo në qytetet e tjera brenda vendit, ndërsa mishi i viçit dhe peshku mbeten kategoritë më të shtrenjta.Një përmbledhje e çmimeve në restorante në dhjetë qytete të Shqipërisë, e përpunuar nga “Monitor”, tregon se një vakt në restorant vijon të mbetet ekonomik për shumicën e qytetarëve dhe turistëve, por me diferenca të qarta sipas zonës dhe llojit të gatimit.Në Tiranë, një darkë standarde me mish viçi (1 500–2 200 lekë), një sallatë (400–700 lekë) dhe një gotë vere (300–600 lekë) mund të shkojë rreth 2 100–3 500...