Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Fier – Zjarr i madh pranë hekurudhës, digjen trarë druri, tymi mbulon qytetin
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite një sasi trarësh druri pranë hekurudhës Fier–Vlorë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme druresh të përdorura për hekurudhën, të cilat kanë marrë flakë duke shkaktuar shtellunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ” Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA” Reklama në FieriWeb - "REKLAMO KËTU"