Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Spiropali: Penë e talentuar që do i mungojë publikut shqiptar
                            Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas lajmit të ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. “Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur!”, shkroi Spiropali në postimin e saj. Artur Zheji ishte një nga figurat më të njohura të gazetarisë shqiptare, i vlerësuar për analizat e tij dhe kontributin në median e vendit.