Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në
Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri i cili drejtonte një monopatinë u përplas me një mjet tip BMW e cila ka qenë duke hyrë nga rruga kryesore në kryqëzim. Për pasojë është lënduar në krah drejtuesi i monopatinës i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, ndërsa drejtuesi i mjetit BMW deklaron se ka qenë patina e cila e ka goditur atë. Fëmijët të çdo lloj moshe me patina janë bërë shqetësuese kohët e fundit pasi lëvizin në rrugë pa njohur rregullat e qarkullimit dhe në shumë raste bëhen shkak për aksidente të ndryshme.