“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj. Bëhet fjalë për “dragoin blu”,  një molusk i vogël, me ngjyrë blu-metalik dhe pamje jashtëtokësore, që zakonisht gjendet në ujërat e Oqeanit Atlantik. Së fundmi, dy ekzemplarë të kësaj krijese u panë duke notuar pranë bregut në Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë Costa Blanca-s. Menjëherë pas kësaj, autoritetet vendore vendosën të ndalonin larjen në det dhe të mbyllnin përkohësisht plazhet, duke ngritur alarmin e kuq për pushuesit. Edhe pse i vogël në përmasa, dragoi blu është shumë i rrezikshëm. Ai ushqehet me organizma detarë helmues, siç është “karavela portugeze”, dhe ruan në trupin e tij helmet e...