Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Danimarkë/ Nëna humbet kujdestarinë e foshnjës së porsalindur, zbulohet arsyeja
Një vajzë e porsalindur u mor nga nëna e saj vetëm një orë pas lindjes në Danimarkë, pasi autoritetet lokale vunë në zbatim një test “përshtatshmërie prindërore”, pavarësisht ndalimit të përdorimit të tij për qytetarët me prejardhje nga Groenlanda. Rasti ka shkaktuar tashmë zemërim ndërkombëtar dhe ndërhyrje politike. Siç raporton Guardian, vetëm një orë pas lindjes së saj, autoritetet daneze ia morën foshnjën nënës së saj 18-vjeçare pasi vendosën një test “përshtatshmërie prindërore” – pavarësisht një ligji të ri që ndalon përdorimin e vlerësimeve psikometrike kontraverse për njerëzit me prejardhje nga Groenlanda. Ivana Nikoline Brunlund, e lindur në Nuuk nga prindër nga Groenlanda dhe ish-anëtare e ekipit kombëtar të hendbollit të Groenlandës, lindi vajzën e saj, Avia-Luna, më 11 gusht në Spitalin Hvidovre, pranë Kopenhagenit,...