Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ngriti zërin për shqiptarët”/ Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagime edhe nga politika shqiptare në RMV, prekëse…
Mesazhe ngushëllimi vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Deputet në Kuvendin e RMV-së, Ziadin Sela, shprehet se Zheji nuk ishte thjeshtë një gazetar, por ngriti zërin në Tiranë për shqiptarët në Strugë, Çamëri e Preshevë. Reagimi i plotë: Artur Zheji, një figurë emblematike mungesa e të cilit do të ndjehet gjatë! Nuk ishte thjeshtë një gazetar, por një zë i shqiptarëve të çdo treve. Ngriste zërin në Tiranë për shqiptarin në Strugë e Likovë, në Çamëri e Guci, në Preshevë e Prishtinë. Mjeshtër i pendës dhe fjalës publike, aktivist i angazhuar në çdo kauzë e proces të rëndësishëm për kombin. Ikja e tij në...